Shqip / albania

Dëshironi të mësoni gjëra të reja?
Dëshironi një keni një hobi?
Dëshironi të takoni njerëz të rinj?

Një kansalaisopisto (kombinimi i fjalës ”kansalainen”, që në finlandisht do të thotë ”qytetar”, dhe ”opisto”, që në finlandisht do të thotë ”qendër arsimore”) është një institut arsimor që organizon kurse të ndryshme, të cilat janë të hapura për të gjithë personat që banojnë në Finlandë. Kurset ofrohen për këdo, pavarësisht moshës apo formimit të mëparshëm. Mësimet bazohen në dëshirën e çdo individi për të mësuar aftësi të reja dhe nuk kanë për synim marrjen e diplomave apo kualifikimeve zyrtare. Kurset mund t’i frekuentoni vetëm ose me një mik apo të afërm.

Disa kurse kansalaisopisto janë madje të përshtatshme për pjesëmarrësit që nuk flasin shumë finlandisht. Kansalaisopisto ofrojnë edhe kurse të gjuhës finlandeze. Mund të filloni nga bazat, të përmirësoni edhe më tej shprehitë tuaja në gjuhën finlandeze ose të regjistroheni në një kurs që fokusohet në bashkëbisedimet në finlandisht. Ka edhe kurse për të cilat nevojitet që pjesëmarrësit të kenë njohuri të mirë të finlandishtes.

Ekzistojnë afro 200 kansalaisopisto në gjithë Finlandën. Emri finlandez i kansalaisopisto mund të përfshijë edhe fjalën ”työväenopisto” ose ”aikuisopisto”, ose thjesht ”opisto”.

Shembuj të kurseve që ofrohen në kansalaisopisto:

  • zejtari (si p.sh. qepje dhe thurje, zdrukthëtari, punime metali dhe punë artizanale)
  • muzikë (si p.sh. të kënduarit në kor, të kënduarit solo dhe instrumente të ndryshme)
  • gatim (si p.sh. kultura e gatimeve finlandeze, ushqime vegjetariane, pjekje dhe kërkesa regjimesh të veçanta ushqimore)
  • gjuhë (si p.sh. finlandisht, anglisht dhe japonisht)
  • ushtrime fizike dhe mirëqenie (si p.sh. joga, kërcim, ushtrime në palestër dhe gjimnastikë për femra)
  • arte (si p.sh. pikturë, vizatim, punime qeramike)
  • teknologji informacioni (si p.sh. përdorimi i kompjuterit, fotografi dhe softuerë të ndryshëm)


Zgjedhja e kurseve ndryshon dhe nuk ofrohen të njëjtat kurse në të gjitha kansalaisopisto. Kurset që do të ofrohen në çdo semestër të vjeshtës zakonisht shpallen në gusht.

Kurset zgjasin zakonisht një semestër, qoftë në pranverë ose në vjeshtë. Shumica e kurseve organizohen një herë në javë, qoftë gjatë ditës ose në mbrëmje, dhe çdo seancë zgjat rreth dy orë. Ofrohen edhe kurse në fundjavë. Kansalaisopisto organizojnë gjithashtu disa leksione për tema të ndryshme. Tarifa e kursit është zakonisht në dhjetëra euro dhe disa kurse mund të ofrohen falas.

Gjeni kansalaisopisto më të afërt në këtë hartë. E njëjta faqe përmban edhe lidhje që të drejtojnë në faqet e internetit të kansalaisopisto, si dhe informacione të tjera kontakti. Informacionet për kurset e ofruara disponohen në faqen e internetit të çdo instituti. Mund të kontaktoni edhe një zyrë të kansalaisopisto për të pyetur për kurset e përshtatshme për ju. Zyrat e kansalaisopisto ofrojnë shërbim ndaj klientit të paktën në finlandisht dhe në anglisht. Për më shumë informacion mbi mënyrën e regjistrimit, ju lutemi kontaktoni një zyrë kansalaisopisto ose klikoni këtu (vetëm në anglisht).

Presim t’ju takojmë së shpejti në një  kansalaisopisto!

kansalaisopisto

Kurset e kansalaisopisto variojnë nga zejtaria te muzika, gatimi, gjuhët, ushtrimet fizike dhe artet.

Skip to content
Kansalaisopistot.fi
Lisätietoa evästeistä

Mitä evästeet ovat ja miksi käytämme niitä tällä sivustolla?

Evästeet ovat pieniä tekstitiedostoja, jotka tallennetaan käyttäjän laitteelle. Niitä käytetään palvelun käyttökokemuksen parantamiseksi, auttaen selainta muistamaan käyttäjän syöttämiä valintoja palvelussa. Lisäksi evästeitä käytetään esimerkiksi verkkosivuston käyttäjätilastojen keräämiseen. Ilman evästeitä osaa verkkosivuston toiminnoista ei välttämättä voitaisi edes käyttää.

Säilytetämme esimerkiksi tiedon sisäänkirjautuneesta käyttäjästä (käyttäjätunnuksesta). Sisäänkirjautuminen on voimassa vain selainistunnon ajan, jonka jälkeen käyttäjän täytyy syöttää käyttäjätunnus ja salasana palveluun uudestaan.

Säilytämme myös tiedon evästeilmoituksen hyväksymisestä ja mahdollistista käyttäjäkohtaisista asetuksista sivuston saavutettavuuteen liittyen. Muutoin kyseinen ilmoitus näkyisi jokaisella sivunlataukselle sivuston alareunassa ja käyttäjän pitäisi jokaisella katselukerralla valita haluamansa asetukset uudelleen.

Palvelumme kerää myös tilastotietoa vierailevista käyttäjistä. Tarkoitukseen käytetään Google Analytics -ohjelmistoa, jonka avulla voimme esimerkiski tehdä sivuistamme yhä paremmin toimivan kokonaisuuden.

Sivustolla olevat sosiaalisen median laajennukset (esim. Facebook-osio sivun alareunassa) saattavat kerätä tietoa kävijästä, mikäli hän on kirjautuneena sisään kyseisiin palveluihin.

Käyttämällä sivustoamme hyväksyt tällaisten evästeiden käytön. Voit säätää evästeiden käytön asetetuksia sivuston vasemmasta laidasta löytyvästä navigaatiopalkista.

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.

You can adjust all of your cookie settings by navigating the tabs on the left hand side.